Indonezi, shpërthen vullkani Merapi, paralajmërohen banorët dhe turistët

13 Feb 2020 08:22
Shpërndaje:

Një shpërthim ka ndodhur në vullkanin Merapi në Ishullin Java në Indonezi.

Sipas gazetës Tempo, shpërthimi në orët e mëngjesit në vullkanin pranë qytetit Yogyakarta ka zgjatur 150 sekonda.

Autoritetet njoftuan se hiri dhe tymi i hedhur nga vullkani kanë arritur në lartësi prej 2.000 metrash nga krateri.

Reklamë Ola

Ndërkohë, Qendra e Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) ka paralajmëruar banorët lokalë dhe turistët të mos zhvillojnë aktivitete në një diametër prej tri kilometrash.

Ndryshe, 347 njerëz humbën jetën në vitin 2010 nga lava që shpërtheu nga vullkani Merapi, i cili është i lartë 2.968 metra.

Reklamë InterMedika

Indonezia gjendet zonën e quajtur “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku vullkanet dhe tërmetet janë të shpeshta, ndërsa vendi ka rreth 130 vullkane aktive.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x