Hegseth: SHBA mund ta mbajë për një kohë të pacaktuar bllokadën detare ndaj Iranit

13 Aug 2026 23:48
Shpërndaje:

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se Marina e Shteteve të Bashkuara ka kapacitetet e nevojshme për të vazhduar për një kohë të pacaktuar bllokadën e porteve iraniane. 

Duke folur me gazetarët gjatë një vizite në Panama, Hegseth tha se anijet luftarake amerikane mund të ndërrohen periodikisht, duke i mundësuar Uashingtonit të ruajë presionin ushtarak dhe ekonomik ndaj Teheranit.

“Marina Amerikane mund ta mbajë një bllokadë të tillë për një kohë të pacaktuar, sepse ne do t’i ndërrojmë anijet, siç bëjmë tashmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”, deklaroi ai. 

Reklamë Ola

Deklarata vjen ndërsa SHBA-ja vazhdon operacionet detare kundër Iranit dhe përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit nuk kanë sjellë ende një marrëveshje.

Ndërkohë, aeroplanmbajtësja USS George Washington është nisur drejt Lindjes së Mesme dhe pritet të zëvendësojë USS Abraham Lincoln. Sipas një zyrtari amerikan, rotacioni ishte planifikuar më herët. 

Reklamë InterMedika

USS Abraham Lincoln ndodhet në një dislokim të zgjatur dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në operacionet amerikane kundër Iranit dhe në zbatimin e bllokadës detare. 

Hegseth i hodhi poshtë gjithashtu raportimet për përkeqësimin e kushteve në bordin e aeroplanmbajtëses, duke i cilësuar ato si të keqinterpretuara dhe duke theksuar se Marina po u siguron ekuipazheve burimet e nevojshme gjatë dislokimeve.