×
Saturday, July 11, 2026

Gonxhja: Tirana gati për koncertin e Kanye West, mijëra fansa po i drejtohen “Eagle Stadium”

July 11, 2026


Tirana është në prag të një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në vend. Mbrëmjen e sotme, reperi amerikan Kanye West, i njohur edhe me emrin artistik Ye, do të ngjitet në skenën e “Eagle Stadium”, stadiumi i përkohshëm i ndërtuar përgjatë aksit Tiranë–Durrës posaçërisht për këtë koncert.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë pamje nga atmosfera në kryeqytet, ku mijëra fansa dhe turistë nga vende të ndryshme të botës kanë nisur t’i drejtohen stadiumit për të ndjekur koncertin e shumëpritur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja theksoi se Tirana është gati të presë një nga netët më të rëndësishme muzikore, duke vlerësuar atmosferën pozitive dhe fluksin e vizitorëve.

“Të gjithë rrugët të çojnë te koncerti! Atmosfera ka nisur dhe fansa e turistë nga vende të ndryshme të botës po i drejtohen Eagle Stadium për një nga netët më të mëdha muzikore në Tiranë. Entuziazëm dhe shumë energji të mirë… Tirana është gati!”, shkroi ministri.

Koncerti i Kanye West pritet të mbledhë dhjetëra mijëra spektatorë dhe konsiderohet një nga eventet më të mëdha ndërkombëtare të organizuara ndonjëherë në Shqipëri, me autoritetet që presin një ndikim të rëndësishëm edhe në turizëm dhe ekonominë lokale.




Comments are closed.