Gjermani, Merkel refuzon sërish koronabondin

23 Apr 2020 12:31
Shpërndaje:

Kancelarja gjermane, Angela Merkel refuzoi sërish emetimin e borxhit të përbashkët të BE-së, thënë ndryshe koronabond, në komentet e saj para ligjvënësve në Berlin, përpara një samiti video të drejtuesve të BE-së.

Ajo argumentoi që nuk kishte kohë për një masë të tillë, duke shtuar se secili shtet anëtar i BE do të duhet të marrë miratimin parlamentar për transferimin e një elementi të sovranitetit buxhetor në bllok.

“Ky do të ishte një proces shumë i vështirë që do të marrë shumë kohë dhe jo një proces  që do të mund të ndihmonte drejtpërdrejt në situatën aktuale”, tha ajo.

Reklamë Ola

“Tani duhet të merremi me ndihmën e shpejtë që lehtëson ndikimin e krizës”, shtoi Merkel.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x