×
Monday, August 15, 2022

Francë, bie shitja e automjeteve nga koronavirusi

May 2, 2020

Shitjet e prodhuesve francezë të automobilave shënuan rënie prej 88,8 për qind në muajin prill, treguan statistikat të premten, që pasqyrojnë efektet e pandemisë së koronavirusit në ekonominë kombëtare.

Deri të kjo rënie ka ardhur si rezultat i masave të bllokimit mbarëkombëtar në vend që nga 17 marsi, ku janë mbyllur shitjet e makinave, si dhe blerjet dhe regjistrimet e automjeteve të reja të pasagjerëve dhe komerciale.

Shitjet e makinave në këtë kohë vitin e kaluar kishin rreth 220.000 sosh, me 188.195 regjistrime. Këtë prill, numri i përgjithshëm i regjistrimeve, pra shitja e përgjithshme e automjeteve të pasagjerëve, ishte 20,997.

Francois Roudier, zëdhënës i Komitetit të Prodhuesve të Automjeteve Franceze (CCFA), i cili gjurmon statistikat për të gjitha automjetet, tha: “Do të jetë plani i rimëkëmbjes ai që do të përcaktojë gjendjen e tregut gjatë këtij viti. Ka shumë të panjohura”.

Tregu i automjeteve në Francë është i dominuar nga “PSA Groupe”, i cili përfshin markat Peugeot, Citroen, DSA dhe Opel; dhe “Renault Groupe”, i cili përfshin markat Renault, Dacia dhe Alpine.

Në vitin 2020 parashikohet një rënie prej 20 për qind, ndërsa tregu global i makinave shënoi rënie prej 40 për qind në mars.

Për të ndihmuar procesin e rimëkëmbjes, Komisioni Evropian këtë javë njoftoi një hua të garantuar nga shteti francez prej 5 miliardë eurosh, për të ndihmuar “Renault Groupe”.

“Kjo do të ndihmojë Renault të arrijë likuiditetin që i nevojitet urgjentisht për të përballuar pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit”, tha nënkryetarja e Komisionit Evropian Përgjegjëse për Konkurrencën, Margrethe Vestager.

Ndërsa masat e bllokimit i afrohen javës së shtatë dhe koronavirusi është përhapur në të gjithë botën, statistikat ekonomike reflektojnë një mungesë të aktivitetit të konsumatorit dhe pasojat e tij.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i Francës shënoi rënie prej 5,8 për qind në tremujorin e parë dhe parashikohet të bjerë 8 për qind deri në fund të vitit, që është rënia më e madhe e saj që nga viti 1949.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments