Delegacioni i BE-së viziton Gjykatën e Posaçme, Gonzato: Infrastrukturë gjyqësore në standarde europiane duhet të jetë prioritet
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, i udhëhequr nga Ambasadori Silvio Gonzato, ka vizituar sot ambientet e rikonstruktuara të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), një investim i financuar nga BE dhe i realizuar së fundmi për të përmbushur standardet më të larta europiane.
Gjatë vizitës, Gonzato u shpreh se përmirësimi i infrastrukturës gjyqësore duhet të mbetet prioritet në të gjithë Shqipërinë, me qëllim forcimin e transparencës, sigurisë dhe aksesit në drejtësi. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e rolit të kësaj gjykate në rritjen e besimit të publikut ndaj sistemit të drejtësisë dhe në ruajtjen e standardeve të larta në vendimmarrje.
Në takimin me Kryetarin në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, gjyqtarin Erion Bani, u diskutua edhe mbi funksionimin e institucionit dhe kontributin e tij në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Delegacioni i BE-së vlerësoi faktin se rreth 80% e kostos së rikonstruksionit është mbuluar përmes ripërdorimit të aseteve të konfiskuara.
Postimi i plotë i Delegacionit të BE në Shqipëri
“We visited the building of the Special Court against Organised Crime and Corruption which had been funded by the EU and has recently been renovated to meet the highest EU standards. We welcome the fact that 80% of the cost of the renovation was funded through the reuse of confiscated assets.
During the visit acting Chair Judge Erion Bani and EU Ambassador Silvio Gonzato discussed the SPAK Court’s role in strengthening public trust in the judiciary and upholding high standards in decision-making.
The EU Ambassador also stressed that improving court infrastructure standards should remain a priority across Albania to ensure safety, transparency, and access to justice.”







