COVID-19/ Shënohen rreth 3000 viktima në 24 orët e fundit në SHBA. Biden: “Maskë për 100 ditë”



Mbi 210,000 raste të reja të infeksionit Covid janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Ky është një rekord absolut. Shqetësues ishte dhe numri i vdekjeve të regjistruara në mbi 2,900.
Përballë situates së rëndë të imponuar nga statisti, Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka vendosur që ai do t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditë. Intervistuar nga CNN Biden specifikoi: “Unë besoj se së bashku me vaksinat kjo duhet të çojë në një rënie të ndjeshme të infeksioneve të koronavirusit”. Ekspertët kushtetues theksojnë se një President nuk ka kompetencat e nevojshme për të urdhëruar ligjërisht mbajtjen e një maske, por Biden tha se ai donte të “udhëhiqte me shembull” së bashku me zëvendësen e tij Kamala Harris. Sidoqoftë, autoriteti ekzekutiv i Shtëpisë së Bardhë mbulon pronat e qeverisë dhe “maskat do të jenë të detyrueshme në ndërtesat federale”, si dhe në transportin ndërshtetëror, tha Biden.
Presidenti i zgjedhur gjithashtu tha se ai do të jetë “i lumtur” që do t’i jepet vaksina anti COVID-19 në publik sa më shpejt që Anthony Fauci të njoftojë se është e sigurt. “Njerëzit kanë humbur besimin në efektivitetin e vaksinës – i tha presidenti i zgjedhur CNN – Dhe ajo që bëjnë presidenti dhe Zv Presidenti është e rëndësishme“. Kamala Harris siguroi gjithashtu se ajo do ta marrë vaksinën, pasi tre ish-presidentët e SHBA Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton kanë dalë në publik për të mbështetur fushatën e vaksinimit anti-COVID.
Eunews.al

