×
E hënë, 18 Janar, 2021

COVID-19/ Italia planifikon vendosjen e masave më të rrepta

14 Dhjetor, 2020

Italia po konsideron vendosjen e kufizimeve më të rrepta kundër pandemisë gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Autoritetet janë të shqetësuar se në muajin janar mund të ketë rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus. Të dielën turma të njerëzve u dyndën në dyqane dhe qendra tregtare, pasi vendi ka lehtësuar disa prej masave që kishte vendosur muajin e kaluar.

Më 13 dhjetor, Italia raportoi 484 vdekje të lidhura me koronavirusin. Të shtunën, ky vend tejkaloi Britaninë e Madhe, si vendi evropian me numrin më të lartë të vdekjeve.

Qeveria mund të vendosë masat nën të ashtuquajturat rregulla bllokimi “të zonës së kuqe” nga 24 dhjetori deri të paktën 2 janar, duke zgjatur orën policore gjatë natës, pastaj duke ndaluar lëvizjen jo-thelbësore dhe mbylljen e dyqaneve, bareve dhe restoranteve gjatë fundjavave dhe pushimeve, me përjashtim të atyre që shesin mallra thelbësore, raportuan mediat italiane.

“Turmat e njerëzve janë të pajustifikueshme, iracionale, të papërgjegjshme”, i tha ministri italian i çështjeve rajonale, Francesco Boccia të përditshmes italiane la Repubblica.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për