Bundesbank: Rritja ekonomike gjermane në ngadalësim

25 Oct 2021 23:44
Shpërndaje:

Ngushticat në shpërndarjen e lëndëve të para ulën prodhimin industrial dhe nga ana tjetër penguan rritje më të fortë të ekonomisë gjermane, vlerësoi Bundesbank në raportin e saj mujor, i publikuar sot.

Banka qendrore gjermane tha se ekonomia më e madhe e eurozonës vazhdoi të rimëkëmbet gjatë verës, me aktivitet që u rrit edhe më shumë se në pranverë.

Ajo vuri në dukje se lehtësimi i kufizimeve të lidhura me koronavirusin e ri ndihmoi sektorin e shërbimeve që të zgjerohej fuqishëm.

Reklamë Ola

Megjithatë, ngushticat në furnizim zbehën prodhimin industrial.

“Kjo parandaloi një rritje edhe më të fortë të produktit të brendshëm bruto (PBB)”, vuri në dukje Bundesbank.

Reklamë InterMedika

Sipas bankës, në tremujorin aktual, aktiviteti makroekonomik pritet të ketë ndjeshëm një rritje më të dobët, pasi momenti i fortë në sektorin e shërbimeve ka të ngjarë të ulet ndjeshëm.

Eunews.al