×
Sunday, September 19, 2021

BE: Rënie e importeve nga Britania e Madhe për shkak të Brexit

August 15, 2021

Importet e Bashkimit Evropian nga Britania e Madhe ranë me 18 për qind nga viti në vit në gjysmën e parë të vitit, pas marrëveshjes tregtare postBrexit dhe aplikimit të saj më 1 janar, sipas statistikave zyrtare evropiane.

Sipas Eurostat, eksportet britanike në BE, në vlerë, ranë 18,2 për qind në gjashtë muajt e parë të vitit, të krahasuara me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Shifrat që janë në kontrast me performancën e zbuluar nga Byroja Kombëtare e Statistikave, që tha se eksportet e mallrave në BE, duke përjashtuar metalet e çmuara, kishin qenë më të larta në maj dhe qershor, sesa niveli i tyre para Brexit.

Administratat evropiane dhe britanike përdorin metodologji të ndryshme për të matur tregtinë ndërkufitare, të cilat mund të çojnë në vlerësime divergjente.

Anasjelltas, eksportet e BE-së në BM u rritën 5,5 për qind nga viti në vit në gjysmën e parë të vitit, sipas Eurostat.

Në përgjithësi, statistikat e Eurostat tregojnë një rritje prej 22,3 për qind të eksporteve evropiane në qershor gjatë një viti, në 188,3 miliardë euro.

Në të njëjtën kohë, importet e BE-së u rritën 29,6 për qind në 173,5 miliardë euro.

Eunews.al

Comments are closed.