BE mund të vendosë taksa të reja për të financuar planin e rimëkëmbjes ekonomike
Komisioni Europian po shqyrton taksat e reja për të ndihmuar në financimin e një pakete stimulimi multimiliarda eurosh, për të ndihmuar vendet e BE-së që të dalin nga recesioni i thellë i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri.
“Një taksë plastike e BE-së, një taksë mbi bizneset dixhitale dhe zgjerimi i Sistemit Europian të Tregtimit të Emetimeve janë tre mundësi për të ndihmuar në mbledhjen e parave të gatshme për shumë gjëra”, konfirmuan burimet e BE-së, pas një raporti nga “Financial Times”.
Krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian është gati të zbulojë planin e tij zyrtar, i cili duhet të sigurojë të mërkurën mbështetjen njëzëri të 27 vendeve anëtare për t’u bërë funksional.
Të gjitha kryeqytetet e BE-së kanë rënë dakord në parim për krijimin e një pakete rimëkëmbjeje, por bisedimet ka të ngjarë të jenë të vështira në samitin e BE-së të muajit të ardhshëm.
Kjo është mundësia e parë që liderët të miratojnë zyrtarisht çdo propozim.
Eunews.al