Banka Qendrore Europiane: Mosveprimi ndaj klimës rrezik për rënie drastike të PBB-së në eurozonë

22 Sep 2021 20:32
Shpërndaje:

Mosveprimi i qeverive dhe kompanive në fushën e klimës mund të shkaktojë një rënie drastike të produktit të brendshëm bruto (PBB) në zonën e euros, paralajmëroi Banka Qendrore Evropiane (BQE).

Mungesa e masave të rregullta për dekarbonizimin e ekonomisë mund të bëjë që PBB-ja e BE-së të humbasë 4 për qind deri në vitin 2030 dhe më shumë se 10 për qind deri në vitin 2100, sipas rezultateve të testit të stresit klimatik, i kryer nga BQE.

“Pa politika për kalimin në një ekonomi më të gjelbër, rreziqet fizike do të rriten me kalimin e kohës dhe në një mënyrë jolineare, për shkak të natyrës së pakthyeshme të ndryshimit të klimës”, tha institucioni në një deklaratë.

Reklamë Ola

BQE dëshiron të sensibilizojë sektorin privat për këtë çështje, duke pohuar se kalimi në një ekonomi më të gjelbër mbetet “një mundësi e artë” për të mos pësuar efektet e dëmshme të ardhshme të klimës.

Eunews.al

Reklamë InterMedika