Balluku, pjesë e Asamblesë së Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme

15 Jan 2023 01:09
Shpërndaje:

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë mori pjesë në Asamblenë e 13-të të IRENA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme) me pjesëmarrjen e përfaqësueve të lartë të sektorit të energjisë nga 167 vende të botës, organizata ndërkombëtare dhe aktorë të sektorit privat.

Balluku bëri të ditur se gjatë punimeve të kësaj Asambleje u diskutua mbi politikat e veprimet konkrete që duhet të ndërmerren për të siguruar implementimin e suksesshëm të tranzicionit energjetik gjatë kësaj dekade.

Sipas saj, sinergjia mes sektorit publik dhe atij privat është thelbësore në arritjen e objektivave në këto momente sfiduese për sektorin energjetik në mbarë botën. 

Reklamë Ola