Balla: 5700 fëmijë përfitojnë çerdhe dhe kopshte me standarde bashkëkohore në Kamëz
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla së bashku me kryetarin e Bashkisë Kamzë, Rakip Suli, vizituan sot institucionet e arsimit parashkollor në Kamzë, ku mbi 5 700 fëmijë ndjekin çerdhe dhe kopshte me standardet më të larta.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla vlerësoi se sot kushtet në çerdhe dhe kopshte janë sipas standardeve të kërkuara.
“Godina të reja, edukatore të përkushtuara, ushqim cilësor dhe përkujdesje shëndetësore”, tha Balla.
Sipas Ballës, këto institucione janë ndërtuar dhe rikonstruktuar për të ofruar kushte optimale për zhvillimin e fëmijëve, duke përfshirë ambiente moderne, staf të kualifikuar dhe shërbime të përmirësuara.
Investimet në këtë sektor synojnë jo vetëm përmirësimin e kushteve fizike, por edhe rritjen e cilësisë së edukimit dhe mirëqenies së fëmijëve, duke i dhënë prioritet brezit të ri si themel i së ardhmes së vendit.







