Austria heq bllokimet e udhëtimit për Lombardinë

15 Jul 2020 11:49
Shpërndaje:

Austria do të njoftojë sot heqjen e paralajmërimit për udhëtimet drejt Lombardisë, në Italinë fqinje, që ishte në fuqi për rajonin verior, tha sot Ministria e Jashtme austriake.

“Zhvillimet epidemiologjike në provincën italiane që u godit e para dhe veçanërisht rëndë nga pandemia, na lejon të ndërmarrim këtë hap”, theksoi ministria në një deklaratë.

Vjena tashmë kishte hequr kufizimet e udhëtimeve për pjesën tjetër të Italisë, në mes të qershorit.

Reklamë Ola

Paralajmërimet për pasagjerët austriakë janë tani për 32 vende të tjera të botës, përfshirë Ballkanit, Suedinë dhe Britaninë e Madhe.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x