×
Saturday, June 27, 2020

“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”

June 27, 2020

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar për herë të parë dy ditë pas publikimit të aktakuzës me dhjetë pika nga Prokuroria e Specializuar në Hagë ndaj tij dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Me një citim në shqip dhe në anglisht, Presidenti Thaçi thekson se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës! Nobody can rewrite the history of Kosova!”, deklaron Presidenti i Kosovës, Thaçi krahas emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë njoftoi  dy ditë më parë se i ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Pas këtij njoftimi, Presidenti Thaçi anuloi pjesëmarrjen e tij në takimin e parashikuar për dialogun me Serbinë që do të mbahej më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë. Pas vendimit të Thaçit, edhe Kryeministri Avdullah Hoti anuloi udhëtimin e  tij drejt SHBA-së duke kërkuar shtyrjen e këtij takimi.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për