Aktivistja 16-vjeçare Greta Thunberg shpallet personi i vitit nga Revista Time
Ashtu si çdo vit Revista Time zgjedh një personalitet të spikatur për kopertinën e revistës. Këtë vit personazhi i vitit është aktivistja 16-vjeçare Thunberg, fotoja e cilës është shoqëruar me sloganin, “Forca e rinisë”.
Në listën e revistës Time këtë vit ishin edhe presidenti amerikan, Donald Trump, kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe protestuesit e Hong Kongut, të cilët mesa duket janë `mundur` nga aktivistja 16-vjeçareThunberg, e cila u bë e famshme në të gjithë botën për fushatën e saj kundër ndryshimit të klimës.
Revista Time thekson se Thunberg ka arritur të krijojë në botë një zhvendosje të qëndrimit për çështjet klimaterike, duke kërkuar ndryshime urgjente, duke bërë thirrje morale për ata që janë të gatshëm të veprojnë. Thunberg ka qenë favorite për të fituar Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2019.
Tashmë është bërë traditë që prej dhjetorit të vitit 1927 kjo revistë zgjedh dhe publikon personazhe nga fusha të ndryshme, të cilët kanë pasur më së shumti ndikim në 12 muajt e fundit.
Eunwes