Rama: Syri i Kaltër, një mrekulli natyrore e Shqipërisë

27 Jul 2026 09:44
Shpërndaje:

Parku Natyror “Syri i Kaltër” në Sarandë vijon të jetë një nga destinacionet më të vizituara të sezonit veror, duke tërhequr çdo ditë mijëra turistë vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga një prej atraksioneve më të njohura natyrore të vendit, duke e cilësuar “Syrin e Kaltër” si një nga mrekullitë më të bukura të Shqipërisë.

Vizitorët kanë zgjedhur të kalojnë kohën pranë burimit me ujërat karakteristikisht të ftohta e kristal të pastër, të realizojnë fotografi dhe të shijojnë gatimet tradicionale në zonë.

Reklamë Ola

“Syri i Kaltër” ndodhet pranë fshatit Muzinë, në aksin Delvinë-Gjirokastër, rreth 30 minuta larg Sarandës dhe është një nga destinacionet më të preferuara turistike në jug të vendit.

Që prej janarit të vitit 2022, zona gëzon statusin e “Parkut Natyror”, me një sipërfaqe prej 293 hektarësh, duke garantuar një mbrojtje më të lartë për Monumentin e Natyrës “Syri i Kaltër” dhe ekosistemin përreth.

Reklamë InterMedika