Spanja kërkon rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve

26 May 2020 09:28
Shpërndaje:

Spanja kërkoi nga partnerët e Bashkimit Evropian që të vendosin rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve dhe për rikthimin e lëvizjes së lirë në zonën e ashtuquajtur Schengen.

Vendet e BE-së, por edhe të tjerat, i kanë mbyllur kufijtë qysh në mes të muajit mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Me rënien e numrit të rasteve të reja, vendet veç e veç kanë nisur lehtësimin e masave kufizuese, përshirë edhe rihapjen e kufijve.

Reklamë Ola

“Ne duhet të punojmë me partnerët tanë evropianë për të përcaktuar rregullat e përbashkëta që do të na lejojnë rikthimin e lëvizjes së lirë në territorin evropian”, tha ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez, për mediat lokale.

Edhe pse vendet e BE-së kanë caktuar data të ndryshme për rihapjen e kufijve, duhet të ketë parime dhe rregulla të përbashkëta në të gjithë zonën Schengen, shtoi ajo.

Reklamë InterMedika

Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë, ndërsa është e pesta në botë sa i përket numrit të viktimave.

Koronavirusi atje ka infektuar mbi 235,000 njerëz dhe ka vrarë mbi 26,800.

Si pjesa më e madhe e Evropës, edhe Spanja është në proces të lehtësimit të masave kundër koronavirusit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x