Bie shitja e automjeteve të reja në BE

26 May 2022 19:18
Shpërndaje:

Regjistrimet e automjeteve të reja komerciale në Bashkimin Evropian shënuan rënie me 27.1 për qind në bazë vjetore në prill, njoftoi të mërkurën Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA).

Në total 125.034 njësi u shitën muajin e kaluar, sipas shifrave më të fundit të ACEA-s.

Spanja pati një rënie vjetore prej 36 për qind, e ndjekur nga Gjermania me 30.5 për qind, Franca me 28.6 për qind dhe Italia me 17.5 për qind.

Reklamë Ola

Gjatë katër muajve të parë të vitit 2022, shitjet e automjeteve të reja komerciale në BE ranë me 20.3 për qind, sipas ACEA-s.

Në periudhën janar-prill, Spanja pati rënien më të madhe prej 31.8 për qind, e ndjekur nga Franca me 23.6 për qind, Gjermania me 16.5 për qind dhe Italia me 7.7 për qind.

Reklamë InterMedika