Protestat në SHBA/ Johnson: Skenat në Kapitol Hill të “turpshme”

06 Jan 2021 23:44
Shpërndaje:

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson i ka përshkruar skenat në Uashington, DC – ku protestuesit kanë mësyrë Kongresin e SHBA – si “të turpshme”, duke kërkuar një transferim paqësor të pushtetit.

Skena të turpshme në Kongresin e SHBA“, shkroi Johnson disa minuta më parë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin demokracinë në të gjithë botën dhe tani është jetësore që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit,” shtoi ai.

Reklamë Ola

Më herët të Mërkurën, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab tha se qeveria Britanike ka “besim të plotë” se sistemi i kontrolleve dhe balancave të SH.B.A.-së do të sigurojë që rezultati i zgjedhjeve “të vendoset, përcaktohet dhe më pas të respektohet si duhet”.

Postimi i plotë i Kryeministrit britanik: Skena të turpshme në Kongresin e SHBA. Shtetet e Bashkuara mbështesin demokracinë në të gjithë botën dhe tani është jetësore që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit”

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x