Ministri gjerman i Shëndetësisë pozitiv me COVID-19

21 Oct 2020 21:32
Shpërndaje:

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka rezultuar pozitiv me COVID-19  dhe është vetëkarantinuar.

“Deri më tani, ai ka shfaqur vetëm simptoma të ftohjes”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Spahn është një nga zyrtarët më të rëndësishëm të Gjermanisë në luftën për frenimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Reklamë Ola

Gjermania po përballet me një rritje të re në rastet e COVID-19, duke regjistruar më shumë infektime ditore sesa në fillim të pandemisë në mars, megjithëse testimi është rritur ndjeshëm që nga ajo kohë.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x