Tërmeti dhe pandemia COVID-19/ Ambasada gjermane promovon mësimin nga shtëpia

15 Jul 2020 13:08
Shpërndaje:

Fshatrat Thumanë dhe Borizanë afër Krujës u goditën fort nga tërmeti i nëntorit 2019. Që prej atëherë shkolla në Borizanë ka qenë e papërdorshme.

50 fëmijë nga të dy fshatrat, të cilët nuk kanë mundur të marrin mësime online gjatë muajve të fundit, nga muaji gusht do të marrin mësime në shtëpi dhe duke filluar nga viti i ri shkollor mësime shtesë dhe mbështetje psiko-sociale, për të lehtësuar pasojat e tërmetit dhe pandemisë.

Projekti zbatohet nga partneri i ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, ADRA Albania.

Reklamë Ola

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf dhe drejtori i ADRA Albania, Altin Rexhepi nënshkruan dje marrëveshjen e bashkëpunimit.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x