×
Tuesday, December 10, 2024

Ursula Von der Leyen bën një hap pas: “Itali jemi me ty”

April 2, 2020


Është interpretuar një hap mbrapa nga Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen i cili,  letra e hapur drejtuar Italisë e publikuar në gazetën e mirënjohur “La Republica”. Në letër  von der Leyen  shkruan se “vendi i cili u godit më rëndë, Italia, është bërë gjithashtu burimi më i madh i frymëzimit për të gjithë ne” dhe se “vetëm solidariteti mund të na bëjë të dalim nga kjo krizë – ajo midis njerëzve si dhe solidariteti midis shteteve“.

Në letrën e saj Presidentja e Komisionit i kërkon falje Italisë, duke thënë se “sot Evropa po mobilizohet përkrah Italisë” edhe pse “për fat të keq nuk ka qenë gjithmonë kështu“, prandaj “duhet pranuar që në ditët e para të krizës , duke u përballur me nevojën për një përgjigje të përbashkët evropiane, shumë kanë menduar vetëm për problemet e shtëpisë së tyre . Por ” ata nuk e kuptuan që ne mund ta mposhtim vetëm këtë pandemi, së bashku, si një Union ” u shpreh von der Leyen.

Në një mea culpa publike ajo thekson se “Ishte sjellje e dëmshme dhe kjo mund të ishte shmangur“, veçanërisht pasi “këto ditë distanca midis individëve është thelbësore për sigurinë tonë: distanca midis kombeve evropiane, përkundrazi, i vendos të gjithë në rrezik “. Presidentja e një nga institucioneve më të rëndësishme të BE-së nuk ndalet me një falje por garanton se “Evropa ka ndryshuar ritmin e saj“, aq sa dëshiron të “ndihmojë, duke shpërndarë burime të reja për të financuar Italinë“, kështu që Unioni do të ndajë “deri në njëqind miliardë euro në favor të vendeve goditur më rëndë”, duke filluar nga Italia, për të kompensuar uljen e pagave të atyre që punojnë në orë më të shkurtër.

Kjo do të jetë e mundur falë kredive të garantuara nga të gjitha Shtetet Anëtare – duke dëshmuar kështu “solidaritetin e vërtetë evropian ” garanton von der Leyen, e cila përfundon letrën e saj për gazetën italiane: “Kjo krizë është një provë për Evropën. Dhe ne nuk mund të lejojmë të dështojmë. Vendimet që marrim sot do të mbahen mend me vite. Ata do të formojnë Evropën e nesërme. Unë besoj se Evropa mund të dalë më të fortë nga kjo situatë, por ne duhet të marrim vendimet e duhura – këtu dhe tani “.

Evropa që ka në mendje von der Leyen është “një Evropë e bazuar mbi solidaritetin – shpresa jonë më e madhe dhe investimi ynë në një të ardhme të përbashkët“. Letra e personalitetit të lartë të BE-së është një letër shprese dhe një përgjigje e vendosur ndaj kritikëve të BE-së dhe linjës së saj tepër të butë ndaj përballjes me pandeminë e koronavirusit e cila ka goditur rëndë Evropën.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments