×
E hënë, 23 Nëntor, 2020

UNICEF Albania mbështet institucionet publike të krijojnë më shumë mundësi punësimi

4 Nëntor, 2020

UNICEF Shqipëri ka filluar një program për të mbijetuarit dhe personat në rrezik ndaj trafikimit të personave për ti ndihmuar ata me punësim apo vetë-punësim.

Të ndodhur përballe sfidave të pandemisë, ku teknologjia dhe nevoja për të ofruar shërbime online ndaj popullatës bëhet dhe më e nevojshme, UNICEF Shqipëri ka filluar një program për të mbijetuarit dhe personat në rrezik ndaj trafikimit të personave për ti ndihmuar ata me punësim apo vetë-punësim.  Institucionet e përfshira janë Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik N.1, Tiranë; Agjencia Rajonale e Punësimit dhe Aftësive, Elbasan; Drejtoria Rajonale e Trajnimit Profesional Publik Vlorë; Këshilli i Qarkut Kukës; Shkolla Profesionale Publike “Nazmi Rrushiti”, Dibër dhe Shkolla Industriale Publike “Adem Broci” në Shkodër.

Secile prej tyre ka përfituar një set të plotë me pajisje për të operuar online si dhe trajnime IT. Programi i dedikuar i trajnimeve dhe fondet bazë për të ndihmuar individët të punësohen apo vetë-punësohen menaxhohen nga organizata partnere e UNICEF “Key Adviser”.

“Nëpërmjet këtij programi është ndihmuar institucioni ynë me bazë materiale si dhe 5 laptopë dhe një printer multifunksional të cilët ishin mëse të nevojshëm për punët tona online pasi pandemia tashmë e ka bërë atë një domosdoshmëri” thotë Marsida Hyseni, Drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale të Punësimit dhe Aftësive Elbasan.  

“Vlen të theksoj domosdoshmërinë e këtyre paisjeve në këtë shkollë duke qenë se kemi dhe drejtimin TIK. Nxënësit tanë nëpërmjet tyre sigurojnë një përmbushje sa më të mirë të moduleve profesionale” thotë Alma Selami, Drejtoreshë e Shkollës Profesionale “Nazmi Rushiti” në Dibër.

Valmira Guzi Drejtoreshë Ekzekutive e Key Adviser Albania thekson se “Bashkëpunimi me institucionet publike vendore është një vlerë e shtuar në punën tonë. Duke rakorduar aksionin në partneritet me UNICEF dhe me institucionet publike arrijmë rezulate të qendrueshme dhe krijojmë modele positive”.

Kjo ndihmë është ofruar në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” i cili mbështetet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe udhëhiqet nga UNICEF Albania.

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për