×
Sunday, September 24, 2023

Trashëgimia kulturore/ Ambasada italiane projekte të përbashkëta me bashkinë e Gjirokastrës

October 25, 2020


Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci dhe konsullen Iva Palmieri, në kuadër të hapjes së Javës Italiane në Gjirokastër.

“Së bashku ndoqëm ecurinë e projekteve të nisura për rikonstruksionin e teatrit “Zihni Sako”, rehabilitimin e rrjetit të ndriçimit publik në qytet si dhe ndërtimin e mjediseve argëtuese për fëmijët”, – tha Golemi.

Kryebashkiaku Golemi u shpreh se “thelbi i marrëdhënies dypalëshe do të jetë zbatimi i projekteve të përbashkëta, në zhvillimin turistik dhe promovimin e trashëgimisë kulturore”.

Sipas tij, risi do të jetë çelja e “Casa d ‘Italia” në Gjirokastër, një qendër për njohjen e të rinjve me gjuhën dhe kulturën e këtij vendi.

“Gjirokastra ka konfirmuar tashmë kredibilitetin për përthithjen e fondeve zhvilluese të BE-së”, – tha Golemi.

Java e Gjuhës Italiane zhvillohet çdo vit në datat 19 deri 25 tetor me qëllim përhapjen e kësaj gjuhe e kulture në mbarë botën.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments