×
Thursday, July 2, 2026

Rama për incidentet te Kuvendi: Flamingot do t’i trajtojmë me respekt, sorrat dhe korbat do të mbeten të humbur

July 2, 2026


Kryeministri Edi Rama ka komentuar incidentet e ndodhura para Kuvendit, ku protestues hodhën vezë drejt automjeteve të deputetëve dhe u përplasën me forcat e policisë.

Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, Rama bëri dallimin mes protestuesve paqësorë dhe atyre që, sipas tij, përdorin dhunën, duke i krahasuar këta të fundit me “sorra dhe korba”.

“Kur shkon atje një grup për të ushtruar presion fizik ndaj deputetëve, jemi në rrethana të tjera. Por ata nuk janë flamingo, ata janë paqësorë. Sorrat dhe korbat janë të dhunshëm. Flamingot do t’i trajtojmë me shumë respekt. Me sorrat dhe korbat nuk kemi çfarë bëjmë fare. Në fund ata do jenë përsëri të humbur. Do të shpërndahen kokrra-kokrra”, u shpreh kryeministri.

Deklarata e Ramës vjen pas tensioneve të krijuara gjatë protestës para Kuvendit, ku pati përplasje mes një grupi protestuesish dhe efektivëve të policisë, ndërsa disa automjete të deputetëve u goditën me vezë.




Comments are closed.