Stërvitje e përbashkët e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit me Akademinë e FA
April 23, 2025



E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn vizitoi sot një stërvitje të përbashkët mes Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit dhe Akademisë së Forcave të Armatosura shqiptare në Rreth-Greth.
Ky është viti i katërt i kësaj stërvitjeje ku oficerët e ardhshëm të të dy vendeve kryejnë trajnime me fokus udhëheqjen dhe ndajnë përvojat e tyre ushtarake, bëri të ditur sot Ambasada amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale.
Garda Kombëtare e Nju-Xhersit dhe Forcat e Armatosura shqiptare bashkëpunojnë përmes programit të partneritetit të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA prej mbi 20 vitesh. Shtetet e Bashkuara janë krenare që stërviten me aleatin tonë të NATO-s, thekson Ambasada e SHBA.

