Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën në Ditën e Pavarësisë: Në krah të saj për një paqe të drejtë

24 Aug 2026 16:15
Shpërndaje:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke theksuar të drejtën e popullit ukrainas për të përcaktuar të ardhmen e tij si një komb i lirë.

Në mesazhin e publikuar me këtë rast, MEPJ vlerëson guximin dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, ndërsa nënvizon se qëndresa e saj lidhet edhe me mbrojtjen e vlerave themelore evropiane.

“Guximi dhe qëndrueshmëria e Ukrainës janë një mbrojtje jo vetëm e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, por edhe e parimeve mbi të cilat ndërtohet një Evropë e lirë dhe paqësore”, thuhet në mesazhin e Ministrisë.

Reklamë Ola

Diplomacia shqiptare thekson se Tirana zyrtare do të vijojë të qëndrojë në krah të Kievit dhe të mbështesë përpjekjet për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Shqipëria rikonfirmon gjithashtu mbështetjen për vendosjen e përgjegjësisë, si dhe për të drejtën e Ukrainës për të qenë pjesë e familjes evropiane.

Reklamë InterMedika

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Ukrainë”, përfundon mesazhi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.