Shqipëria fiton ndeshjen ndaj Bjellorusisë

18 Nov 2020 20:05
Shpërndaje:

Ka përfunduar me rezultatin 3-2 ndeshja e vlefshme për UEFA Ligën e Kombeve mes Kombëtares së Shqipërisë në futboll dhe asaj të Bjellorusisë, e cila u luajt në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Shqipëria kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Cikalleshi në minutën e 20-të, ndërsa dyfishoi rezultatin në minutën e 27-të po nga Cikalleshi, i cili me anë të një penalltie e dërgoi topin në rrjetë.

Ekipi i Bjellorusisë ngushtoi rezultatin në minutën e 35-të, ku shënoi një gol ndaj Shqipërisë me anë të Skavysh.

Reklamë Ola

Në përfundim të pjesë së parë në minutën e 44-të, Manaj shënoi golin e tretë për ekipin kuqezi, duke e vulosur dhe fitoren e Shqipërisë.

Në pjesën e dytë, Bjellorusia shënoi golin e dytë me anë të Ebong, në minutën e 80-të.

Reklamë InterMedika

Ndeshja e Grupit 4 të Ligës C për UEFA Ligën e Kombeve u zhvillua pa tifozë për shkak të masave anti-COVID-19.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x