SHBA thirrje Albin Kurtit: Jepini përparësi dialogut me Serbinë

16 Feb 2021 22:47
Shpërndaje:

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price tha se SHBA do të do të inkurajojnë qeverinë e re të Kosovës, që sapo të jetë formuar, t’u japë përparësi negociatave me Serbinë.

Ai i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës.

“Sai përket dialogut me Serbinë, Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë që synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, e cila duhet të përqendrohet në njohjen reciproke,” tha zëdhënësi.

Reklamë Ola

Ai tha se SHBA përgëzojnë popullin e Kosovës për zgjedhjet e tyre të suksesshme parlamentare.

“Ne shpresojmë të punojmë me qeverinë, sapo ajo të formohet, për çështjet prioritare, për të avancuar paqen, drejtësinë dhe begatinë në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë,” tha zëdhënësi.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x