SHBA, kapsula e SpaceX pas fluturimit historik kthehet nga hapësira



Kapsula e kompanisë SpaceX me sukses ateroi në sipërfaqen e tokës pas udhëtimit të ekipit dy-anëtarësh të astronautëve amerikanë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësionor.
Kompania njoftoi se kapsula shumë përdorimëshe Falcon 9 pas kthimit nga hapësira zbriti në Oqeanin Atlantik dhe mbrëmë përmes platformës lundruese mbërriti në portin Canaveral na Florida.
Janë publikuar foto të kapsulës e cila me ndihmën e platformës lundruese me drejtim autonom arriti në port.
Astronautët amerikanë Doug Hurley dhe Bob Behnken u nisën më 30 maj dhe pas pothuajse 19 orë fluturimi mbërritën në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
Misioni historik i NASA dhe SpaceX është një arritje e synimit kryesor të NASA, e cila, siç e formuloi shefi i agjencisë Jim Bridenstine, dërgimin e serishëm në hapësirë të “astronautëve amerikanë me kapsulën amerikane nga territori i SHBA-ve”.
Lansimi ishte i rëndësishëm për fillimin e epokës të flutrimeve komerciale hapësinore, pasi që dizajnuesi dhe pronari i kapsulës dhe raketës e cila e barti në orbitën e tokës është kompania private SpaceX. Themeluesi dhe pronari i saj është miliarderi i njohur amerikan, Elon Musk.
Astronautët amerikanë në 9 vitet e fundit në orbitë kanë shkuar me raketën ruse Sojuz.
Eunews.al

