×
Sunday, September 8, 2024

SHBA, 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19

March 16, 2020


USAID do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19 ose janë në rrezik të lartë të përhapjes së këtij virusi.

Ambasada e Shteteve të Bashkaura të Amerikës në Shqipëri ka bërë të ditur sot se, “Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19 ose janë në rrezik të lartë të përhapjes së këtij virusi.

“Ky angazhim – së bashku me qindra miliona dollarë të dhuruara bujarisht nga sektori privat amerikan – tregojnë udhëheqjen e fortë të Shteteve të Bashkuara në përgjigjen ndaj shpërthimit të këtij virusi”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo gjatë shpalljes së kësaj ndihme.

Shtetet e Bashkuara janë zotuar të shpenzojnë deri në 100 milion dollarë në fonde ekzistuese për të luftuar sëmundjen koronavirus COVID-19 jashtë shtetit, duke demonstruar udhëheqjen e vazhdueshme amerikane në luftën globale kundër sëmundjeve infektive.

Paratë do të financojnë përpjekjet për forcimin e laboratorit, komunikimin e rrezikut dhe shpërndarjen e pajisjeve mbrojtëse personale, të tilla si maska, dorezat dhe veshjet.

Ndihma e Sh.B.A-së pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm amerikan për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve infektive. Siç përshkruhet në Strategjinë e saj të Sigurisë Globale të Shëndetit, Sh.B.A është partnere me vendet e tjera për të parandaluar, zbuluar dhe reaguar më mirë ndaj kërcënimeve të sëmundjes infektive në burim.

Që nga viti 2009, USAID ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë për të ndihmuar në parandalimin, zbulimin dhe përgjigjen ndaj kërcënimeve shëndetësore endemike dhe në zhvillim, përfshirë sëmundje si COVID-19.

Kompanitë farmaceutike amerikane, përfshirë Inovio dhe Johnson & Johnson, gjithashtu po merren me zbulimin e vaksinave.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments