Rritje historike e Prodhimit të Brendshëm Bruto në zonën euro



Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i zonës euro shënoi një rritje prej 12,7% në tremujorin e tretë, një shifër historike që shënon një përmirësim pas një rënie që nuk ishte parë kurrë prej (-11,8%) në tremujorin e mëparshëm si pasojë e kufizimit, njoftoi sot Zyra europiane e Statistikave.
Megjithatë, PBB-ja për tremujorin e tretë (korrik-shtator) mbetet 4,3%, më e ulët se shifra e vitit të kaluar për të njëjtën periudhë, duke treguar se rimëkëmbja e aktivitetit nën efektin e kufizimeve më të pakta gjatë verës kishte qenë vetëm “e pjesshme”.
“Ekonomia gjermane ka njohur një rritje të ndjeshme në tremujorin e tretë duke shfaqur një PBB në rritje prej 8,2%, pas një rënieje në pranverë për shkak të pandemisë së COVID-19”, sipas një vlerësimi të publikuar sot nga Instituti Destatis.
“Italia, prekur nga një recesion në fillim të vitit për shkak të impaktit ekonomik të epidemisë së koronavirusit, shënoi një rritje në tremujorin e tretë me 16,1% të PBB-së në raport me tremujorin e mëparshëm”, theksoi Istat.
Eunews.al

