Trump: Pezullova sulmet ndaj Iranit, po punohet për një marrëveshjek

02 Aug 2026 11:19
Shpërndaje:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka pezulluar një valë të re sulmesh ushtarake të planifikuara kundër Iranit, duke përmendur përparimin drejt një marrëveshjeje diplomatike.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se vendimi është i kushtëzuar nga arritja e shpejtë e një marrëveshjeje.

Sipas tij, ushtria amerikane ishte gati të ndërmerrte sulme me kapacitet të plotë, por Irani dhe vende të tjera të rajonit i kërkuan Uashingtonit të përmbahej, pasi “perimetrat e një marrëveshjeje” ishin dakordësuar.

Reklamë Ola

Trump deklaroi se marrëveshja e propozuar parashikon rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe “fundin e kërcënimit bërthamor të Iranit”. Ai shtoi se edhe Izraeli do t’i përmbahet kësaj marrëveshjeje.

Presidenti amerikan nuk dha detaje të tjera mbi përparimin e bisedimeve, ndërsa Irani dhe vendet e tjera të përfshira nuk reaguan menjëherë ndaj deklaratës.

Reklamë InterMedika

Më herët, Teherani kishte paralajmëruar me sulme hakmarrëse ndaj infrastrukturës kritike në Izrael dhe vendet e Gjirit, pas raportimeve se SHBA po shqyrtonte një ofensivë të re ndaj objektivave iraniane.

Sipas mediave amerikane, objektivat e mundshëm përfshinin edhe infrastrukturën energjetike të Iranit.