Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje nga Liqeni i Degës në Belsh, një prej destinacioneve natyrore të zonës së Dumresë.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje nga Liqeni i Degës në Belsh, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama krahas videos së publikuar.
Liqeni i Degës është një nga liqenet karstike të Belshit, zonë e njohur për peizazhet natyrore dhe potencialin turistik, që vitet e fundit ka tërhequr një numër në rritje vizitorësh.
Kryeministri ka zgjedhur shpesh të promovojë përmes rrjeteve sociale destinacione të ndryshme turistike në vend, duke publikuar pamje nga bregdeti, zonat malore, liqenet, parqet natyrore dhe qytetet historike të Shqipërisë.
Postimet e tij synojnë të promovojnë bukuritë natyrore të vendit dhe potencialin turistik të Shqipërisë, veçanërisht gjatë sezonit veror.


