Rama mbledh deputetët dhe qeverinë më 3 shtator, takimi në Pallatin e Brigadave

31 Aug 2026 15:17
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të qeverisë.

Sipas gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, takimi është planifikuar të zhvillohet të enjten, më 3 shtator 2026, në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.

Në mbledhje pritet të jenë të pranishëm deputetët e mazhorancës, së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar.

Reklamë Ola

Takimi vjen në kuadër të organizimit të punës politike dhe institucionale të mazhorancës, ndërsa pritet të diskutohen çështje që lidhen me koordinimin mes grupit parlamentar dhe qeverisë.

Mbledhja zhvillohet në prag të nisjes së sezonit të ri politik, me mazhorancën që po intensifikon takimet për organizimin dhe përcaktimin e prioriteteve të punës në vijim.

Reklamë InterMedika