Prezantohet “YLLI”, asistenti virtual i fermerëve shqiptarë me Inteligjencë Artificiale

01 Jun 2026 22:41
Shpërndaje:

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi sot “YLLI”-n, asistentin e parë virtual të fermerit shqiptar të bazuar në Inteligjencën Artificiale, si pjesë e Portalit të Fermerit.

Prezantimi u bë gjatë aktivitetit “Bujqësia Digjitale për Shqipërinë 2030”, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, fermerë dhe partnerë ndërkombëtarë.

Gjatë fjalës së tij, ministri Salla e cilësoi “YLLI”-n si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të bujqësisë shqiptare dhe rritjes së aksesit të fermerëve në informacion dhe shërbime digjitale.

Reklamë Ola

“Ylli është asistenti i parë dixhital i fermerit shqiptar i bazuar në inteligjencën artificiale. Ylli është gjithmonë gati, është aty, është për të ofruar asistencë të menjëhershme dhe praktike për fermerët”, u shpreh ministri.

Salla theksoi se digjitalizimi mbetet një element kyç për rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së sektorit bujqësor, duke lehtësuar komunikimin dhe aksesin e fermerëve në informacion të rëndësishëm.

Reklamë InterMedika

Përmes Portalit të Fermerit, përdoruesit do të kenë mundësi të informohen mbi skemat mbështetëse, të marrin këshilla agronomike, të monitorojnë parcelat bujqësore dhe të ndjekin në kohë reale çmimet e tregut.

“Ankesave të fermerëve në raport me pikat e grumbullimit, por nga ky moment do të jenë online me çmimet reale, me çmimet që do të vendosen nga pikat e grumbullimit”, deklaroi ministri.

Gjatë aktivitetit u demonstrua funksionimi i platformës dhe i asistentit virtual “YLLI”, i cili komunikon në gjuhën shqipe dhe synon të ofrojë asistencë të menjëhershme për fermerët në çdo kohë.