×
Wednesday, March 22, 2023

Presidenti i PE, Sassoli: Eurodeputetët të zhbllokojnë negociatat për buxhetin e BE-së

October 15, 2020




Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli u bëri thirrje sot krerëve të 27 vendeve anëtare të BE-së që të zhbllokojnë negociatat për buxhetin e saj, nga i cili varet plani europian i rimëkëmbjes.

“Bisedimet midis eurodeputetëve dhe Këshillit kanë ngecur dhe ju takon juve t’i zhbllokoni ato”, u tha ai krerëve të shteteve dhe qeverive në fillim të takimit të tyre.

Liderët europianë miratuan në korrik një plan prej 750 miliardë eurosh, duke kombinuar huatë dhe subvencione për shtetet, përveç një buxheti europian prej 1,074 miliardë eurosh për 2021-2027.

Ata votuan në mes të shtatorit për të lejuar Brukselin të marrë hua në tregjet për financimin e planit të rimëkëmbjes dhe për të patur borxhe të përbashkëta.

Ky vendim duhet të konfirmohet nga shtetet dhe pastaj të ratifikohet nga parlamentet kombëtare.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments