×
Tuesday, November 12, 2024

Pompeo apel Greqisë dhe Turqisë: Ulni tensionet

September 3, 2020


Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo bëri thirrje për një zbutje të tensioneve në Mesdheun Lindor, ndërsa bëri vërejtje edhe për mediet.

Pompeo i bëri thirrje Greqisë dhe Turqisë të “ulin tensionet në mënyrë që të ndalojnë përshkallëzimin në Mesdheun Lindor’’.

“U kërkojmë të gjithëve të bëjnë një hap drejt zbutjes së tensioneve dhe fillimit të bisedimeve diplomatike mbi konfliktet në Mesdheun Lindor,” theksoi ai në një konferencë shtypi.

Disa ditë më pare presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump ku diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonal, veçanërisht zhvillimet në lidhje me Mesdheun Lindor.

Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njoftoi se presidenti Erdogan i kujtoi presidentit amerikan, Trump se Turqia nuk është një palë që krijon paqëndrueshmëri në Mesdheun Lindor.

Greqia ka kundërshtuar eksplorimin aktual të Turqisë për burime energjetiki në Mesdheun Lindor.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments