×
Wednesday, February 12, 2025

Përballimi i pandemisë, SHBA ndihmë tjetër për Shqipërinë

June 17, 2020


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton se qeveria e SHBA ka akorduar një tjetër ndihmë financiare për Shqipërinë për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Bëhet fjalë për 346 mijë dollarë shtesë të akorduara për qeverinë shqiptare përmes USAID, si pjesë e fondit 11 milionë dollarë të administratës amerikane për të ndihmuar vendet e goditura nga virusi vdekjeprurës.

“Qeveria e SHBA, përmes USAID ka dhënë një shtesë fondesh prej 346,000 $ për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër pandemisë. Këto fonde ishin shpallur më parë si pjesë e angazhimit mbi 11 milionë dollarë të qeverisë amerikane për luftën kundër COVID19 në mbarë botën”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments