PD kërkoi përjashtimin e Ballës nga Kuvendi, Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën
December 15, 2025
Sekretariati i Etikës në Kuvend ka rrëzuar mëngjesin e sotëm kërkesën e Partisë Demokratike, për përjashtimin e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla nga punimet parlamentare.
Grupi i PD kërkoi përjashtimin e kreut të grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me 30 ditë nga punimet në Kuvend, ku demokratët pretendonin se Balla ka përdorur gjuhë joparlamentare ndaj opozitës në Kuvend.
Kërkesa është firmosur nga deputetët Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Enno Bozndo, Elda Hoti, Tomor Alizoti, Bardh Spahia, Jorida Tabaku, Igli Cara, Vangjel Dule, Brunilda Haxhiu, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Ina Zhupa, Denisa Vata, Klevis Balliu, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe të tjerë.







