×
Saturday, January 18, 2025

Paralajmërimi i Kinës: “Me SHBA një hap larg nga Lufta e Ftohtë”

May 24, 2020


Pandemia e COVID-19 përpos pasojave katastrofike në humbjen e jetëve dhe në ekonomi ka ndikuar në balancat botërore si dhe në acarimin e marrëdhënieve midis shteteve më të fuqishme të botës. Qeveria e Pekinit tregon gishtin drejt Uashington dhe paralajmëron botën: me SHBA ne jemi “një hap larg nga një luftë e re e ftohtë“. Paralajmërimi erdhi nga Ministri i Jashtëm Wang Yi gjatë konferencës vjetore për shtyp në kuadër të Asamblesë Kombëtare Popullore (parlamentit kinez).

Ministri akuzoi Shtetet e Bashkuara për përhapjen e “gënjeshtrave të panumërta” dhe “teorive të komplotit” për Kinën, siç janë ato në lidhje me origjinën e koronavirusit dhe për përdorimin e “çdo mundësie për të sulmuar Kinën”. Wang Yi shtoi se të dy vendet “nuk duhet të kenë konflikte dhe të bashkëpunojnë në një logjikë të favorshme dhe respekt të ndërsjellë“. Në të njëjtën kohë, ai shtoi, “SH.B.A. duhet të heqë dorë duke dashur të ndryshojë Kinën dhe të respektojë” vullnetin e saj për të zhvilluar kombin.

Paralajmërimi i Kinës vjen në një kohë kur shpërthimet e protestës në Hong Kong kanë rinisur sërish. Ish-kolonia britanike, dhe tani rajoni me statut të veçantë të Kinës, prej kohësh është ankuar për përpjekjet e Pekinit për të kufizuar autonominë e saj. Përballja e fundit ka të bëjë me ligjin e sigurisë kombëtare në diskutim në parlamentin kinez, i cili do të çonte, sipas akuzave të aktivistëve për të drejtat e njeriut, në një kufizim të fortë të së drejtës për të kritikuar dhe protestuar.

Qysh në vitin 2019, një ligj i propozuar për reformën në drejtësi kishte nxitur protesta masive në të gjithë Hong Kongun i cili kishte pasur një jehonë të fortë ndërkombëtare. Situatat e reja të promovuara nga fronti autonomist mund të rimarrin vëmendjen e Perëndimit për situatën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Kinë. Një publicitet tejet negativ që nuk ndihmon në qëllimet e Pekinit për t’u akredituar si një partner i besueshëm ekonomik në Evropë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments