×
Wednesday, December 11, 2024

OKB: Duhet bashkëpunim botëror kundër koronavirusit

March 28, 2020


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha të premten se kombet kudo në botë duhet të bashkëpunojnë në luftën kundër COVID-19 “përndryshe ne do të mposhtemi nga virusi”, siç tha ai.

Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan PBS, Antonio Guterres tha se ishte i shqetësuar se nëse virusi gjen terren në Afrikë, miliona njerëz do të vdesin.

Afrika është një kontinent me shumë pak aftësi për t’iu përgjigjur një situate të tillë ndaj dhe jam jashtëzakonisht i shqetësuar“, tha ai. OKB-ja
njoftoi të premten vonë në mbrëmje se 86 anëtarë të stafit të saj janë infektuar me koronavirus.

Shtetet e Bashkuara janë tashmë epiqendra e pandemisë.

Të shtunën në SHBA janë regjistruar 104, 837 raste me COVID-19 duke tejkaluar Kinën e cila ka të regjistruara 81.996, sipas të dhënave të publikuara nga universiteti “Johns Hopkins”.

Italia, epiqendra e virusit në Evropë, ka 86,498 raste të konfirmuara, ndërsa në rang botëror rezultojnë 614,884 persona të prekur nga virusi.

Sipas një deklarate të publikuar të shtunën nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të premten që i jep Departamenteve të Mbrojtjes e atij të Sigurisë Kombëtare autoritetin për të aktivizuar komponentë rezervë të forcave të armatosura në mbështetje të masave mbarëkombëtare ndaj koronavirusit.

Sipas deklaratës, zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes dhe Departamentit të Shëndetit e Shërbimeve Njerëzore do të bisedojnë me zyrtarët e çdo shteti, përpara se të pozicionojnë strukturat rezervë të Gardës Kombëtare.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments