Netanyahu: Izraelin e presin ditë sfiduese



Qytetarët izraelitë të jenë të gatshëm për “ditët sfiduese” në vijim, pas përshkallëzimit dramatik të tensioneve me Iranin dhe Hamasin, tha dje në mbrëmje kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
“Ne jemi të përgatitur për çdo skenar dhe do të qëndrojmë të bashkuar kundër të gjitha kërcënimeve”, tha Netanyahu pas takimit të Kabinetit të Sigurisë në selinë ushtarake, në Tel Aviv.
“Izraeli do të kërkojë një çmim të lartë për çdo agresion kundër nesh, nga çdo front”, tha ai.
Deklarata e tij erdhi pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.
Irani dhe Hamasi fajësojnë Izraelin për sulmin dhe e kanë kërcënuar Izraelin me hakmarrje.
Qeveria në Jerusalem ende nuk ka komentuar drejtpërdrejt nëse qëndron pas sulmit ndaj Haniyeh.
“Që nga fillimi i luftës, unë kam deklaruar se ne po luftojmë kundër boshtit të së keqes iraniane”, tha Netanyahu në fjalimin e tij.
“Kjo është një luftë për mbijetesë kundër një unaze ushtrish terroriste dhe raketash që Irani dëshiron t’i shtrëngojë rreth qafës tonë”, shtoi ai.
“Lojtarët kryesorë janë Hamasi, Hezbollahu dhe Houthis në Jemen”, tha ai.

