Ministri gjerman i Ekonomisë: Kërkesa për pagesën e gazit në rubla është shkelje e kontratës

23 Mar 2022 22:09
Shpërndaje:

Do të ishte një shkelje e kontratës nëse Rusia këmbëngul që blerjet e gazit nga vendet e BE-së duhet të paguhen tani e tutje në rubla, deklaroi sot ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.

“Gjermania do të konsultohet me partnerët e saj evropianë për të shqyrtuar kërkesën”, tha Habeck, duke theksuar se kjo ishte një shenjë se presidenti rus Vladimir Putin nuk është më një partner i qëndrueshëm.