Macron: Bota nuk duhet të mbizotërohet nga “rivaliteti” SHBA-Kinë



Bota, siç është sot, nuk mund të përmblidhet në rivalitetin midis Kinës dhe SHBA-së, pavarësisht nga pesha globale e këtyre dy fuqive të mëdha, pavarësisht nga historia që na lidh së bashku, veçanërisht me SHBA-në, u shpreh sot presidenti francez, Emmanuel Macron, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërtojnë aleanca të reja.
“Ne nuk jemi kolektivisht të dënuar për një “pas de deux” që, në njëfarë mënyre, do të na reduktonte në veçse disa spektatorëve të këqinj të një pafuqie kolektive”, specifikoi presidenti francez në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Deklarata e Macron-it vjen menjëherë pas videos së presidentit amerikan Donald Trump, i cili sulmoi sërish fuqishëm Kinën, duke ilustruar rrezikun e një “lufte të re të ftohtë” midis dy gjigantëve.
Eunews.al

