×
Saturday, May 16, 2026

Maas: Gjermania dënon dhunën ndaj gazetarëve në Bjellorusi

August 29, 2020


Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kritikoi ashpër sot veprimet e qeverisë autoritare në Bjellorusi kundër gazetarëve që mbulojnë protestat post-zgjedhore në vend.

Pak më herët sot, Bjellorusia u hoqi akreditimin disa gazetarëve të medieve të huaja, ndërkohë që arrestoi disa të tjerë.

“Nëse gazetarët janë arrestuar në mënyrë arbitrare, pa ndonjë bazë ligjore dhe pengohen të bëjnë punën e tyre të rëndësishme, me tërheqjen e lejeve të tyre të punës, atëherë kjo nuk është aspak e pranueshme”, tha ai në një deklaratë.

“Ne rezervojmë shprehimisht të drejtën për të marrë masa të mëtejshme. Ky sulm ndaj lirisë së shtypit është një hap tjetër i rrezikshëm drejt shtypjes së mëtejshme në vend të dialogut me popullsinë”, vazhdoi ministri.

Burime në qarqet diplomatike të Berlinit raportuan se Ministria e Jashtme gjermane do të thërrasë së shpejti ambasadorin bjellorus, për të shprehur mospranimin e dhunës ndaj medieve.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments