Lufta në Ukrainë, FMN: Pasojat të rënda, ekonomia evropiane në rrezik

22 Apr 2022 17:02
Shpërndaje:

Lufta në Ukrainë do të ketë pasoja të rënda ekonomike për Evropën, pasi erdhi në një moment kur ende nuk ishim rimëkëmbur nga pandemia.  Kështu deklaroi Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke nënvizuar se me luftën janë shfaqur rreziqe të reja.

“Më shqetësuesja është ndalimi i papritur i rrjedhës së energjisë nga Rusia, që do të shkaktonte humbje të konsiderueshme për shumë ekonomi”, tha FMN.