Lufta kundër terrorizmit dhe negociatat/ Rama video-konferencë me kancelarin austriak Kurz

16 Nov 2020 12:18
Shpërndaje:

 Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një video-konferencë me Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Në video-konferencë u bisedua mbi luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë e COVID-19 dhe mbështetjen e Austrisë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE.

“Sapo pata një video-konferencë të mirë me  Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Zyrës së OSBE, Edi Rama mbi luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë COVID19 dhe mbështetjen tonë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh Kurz në një postim në Twitter.

Reklamë Ola

“Bashkimi Europian do të jetë i plotë vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen atij”, shprehet kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x